A1 Report - Malajzi, kerkimet per avionin e zhdukur, ne faza edhe me te veshtira

A1 Report - Malajzi, kerkimet per avionin e zhdukur, ne faza edhe me te veshtira

MALAJZI- Zyrtarë australianë, malajzianë dhe kinezë janë takuar në Australi për të diskutuar rreth hapave të ardhshëm në operacionet e kërkimit për avionin e zhdukur të Malaysia Airlines.br br Në bisedimet e zhvilluara në kryeqytetin australian të Kanberas ministrat e transportit të Malajzisë dhe Kinës iu bashkuan ish-marshallit të forcave ajrore autraliane Angus Houson i cili drejton operacionet e kërkimit.br Fluturimi MH370 me 239 persona në bord humbi kontaktet me kullën e vrojtimit më 8 mars ndërsa fluturonte nga Kuala Lumpur për në Pekin. Deri më tani nuk është gjetur asnjë shenjë apo pjesë e avionit.br br Kërkimet tashmë do të fokusohen në shtratin e oqeanit, për të gjetur avionin apo kutinë e zezë. Ish-marshall i forcave ajrore autraliane Angus Houson bëri të ditur javën e kaluar se kërkimet për avionin Boeing 777 të Malaysia Airlines mund të zgjasin deri në 1 vit.


User: Report TV

Views: 4

Uploaded: 2015-08-22

Duration: 00:53

Your Page Title