Ndotja e Liqenit të Fierzës, katastrofa ekologjike që nuk ndalet prej vitesh

Ndotja e Liqenit të Fierzës, katastrofa ekologjike që nuk ndalet prej vitesh

Kukes- Ndotja masive e sipërfaqes së liqenit të Fierzës, në Kukës nuk është një fenomen që ka ndodhur tani, por vazhdon prej më shumë se dy vitesh.br br Kjo situatë e papranueshme rëndohet cdo vit.br Sot, një vit më pas, kjo katastrofë ekologjike është bërë edhe më e rëndë.br br Vendorët akuzojnë ministrinë e Mjedisit se duhej të ishte më e angazhuar për të mos lënë situatën që të agravohej.br br Nga ana e tyre si pushtet lokal thonë se do të marrin masa për të bërë pastrimin e liqenit. Madje kanë vendosur ngritjen e një Task Force për marrjen e masave.br br Të sensibilizuar nga media drejtues të njësive vendore, por edhe biznesit e ushtrisë, sot, u ulën së bashku për të gjetur një zgjidhje imediate, për pastrimin e liqenit në një kohë sa më të shpejtë.br br Prefekti i qarkut të Kukësit, Safet Gjici e konsideroi situatën si të papranueshme duke kërkuar dhe bashkepunim mes shumë aktorëve. Ata kanë rënë dakord për ngritjen e një Task Force.


User: Ora News Lajme

Views: 1

Uploaded: 2015-08-22

Duration: 02:04

Your Page Title