Fier, punonjësit e rafinerisë së naftës Ballsh sërish në protestë për pagat

Fier, punonjësit e rafinerisë së naftës Ballsh sërish në protestë për pagat

Fier - Plotësimi i kërkesave ekonomike ishte kryefjala e protestës së zhvilluar sot nga punëtorët e Uzinës së Përpunimit të thellë të Naftës në Ballsh.br br Kërkesa kryesore e tyre ishte likujdimi i pagave të prapambetura, rikthim të punëtorëve të pushuar nga puna dhe respektimin e kontratës kolektike 3-vjeçare.br br Kryetari i Sindikatës së Përpunimit të Naftës së Shqipërisë, Kamber Iliazi, i cili mbështeti këtë protestë, u shpreh se edhe pse janë organizuar disa takime edhe me zyrtarë të qeverisë por zëri i tyre nuk është dëgjuar ende.br br "Nuk na janë shlyer pagesat e prapambetura. Kemi 5 muaj pa marrë rrogë. Ka administrata që nuk kanë marrë as pagën e shkurtit. Qeveria të ndërhyjë të zgjidhë këtë ngërc mes pronarit dhe ARMO-s. Ne jemi të vendosur të shkojmë deri në grevë urie. Kjo uzinë është pasuri kombëtare pavarësisht se ka një administrator" thonë protestuesit.br br Kjo është protesta e tretë e zhvilluar nga 1400 punëtorët e naftës. Mediat u ndaluan për t'u futur në uzinë nga ana e kompanisë, por kjo nuk i pengoi punonjësit të shprehnin shqetësimin e tyre.


User: Ora News Lajme

Views: 1

Uploaded: 2015-08-22

Duration: 02:00

Your Page Title