A1 Report - Shkoder, Panariti:Prioritet ndertimi i nje pike grumbullimi zarzavatesh

A1 Report - Shkoder, Panariti:Prioritet ndertimi i nje pike grumbullimi zarzavatesh

SHKODËR- Mungesa e pikave të grumbullimit të perimeve dhe zarzavateve është një nga problemet më shqetësues për bujqësinë në Qarkun e Shkodrës, prandaj duhet të zgjidhet menjëherë.br br Deklarata është bërë nga ministri I Bujqësisë dhe Administrimit të Ujrave, Edmond Panariti gjatë një takimi me fermerë të këtij qarku.br br "Sfida jonë është që ne të shkëputemi një herë e mirë nga mënyra tradicionale e tregtimit me kosha dhe me arka buzë rrugëve apo me improvizime me furgona. Ky nuk është modeli i bujqësisë që ne duam të krijojmë dhe për këtë arsye është urgjente është ndërtimi i pikave të mëdha të grumbullimit të perimeve të freskët, që në Shkodër është traditë"-tha ministri.br br Ministri Panariti është ndalur edhe tek kultivimi I bimëve medicinale në qarkun e Shkodrës ndërsa ka kërkuar nga fermerët që të përdorin farat autoktone.br "Ne duam të stimulojmë shumë përdorimin e farave autoktone. Këto ia rrisin vlerën e bimëve mjekësore,i bënë ata të pëlqyeshme dhe natyrisht tregtimin e tyre me çmim të favorshëm", vijoi Panariti.br br Aktualisht qarku i Shkodrës eksporton drejt perëndimit bimë medicinale, ndërsa drejt vendeve të rajonit ky qark eksporton shalqi.


User: Report TV

Views: 1

Uploaded: 2015-08-22

Duration: 01:08