A1 Report - Fier, ish-punetoret e rafinerise: Na paguani ose do vijojme protestën

A1 Report - Fier, ish-punetoret e rafinerise: Na paguani ose do vijojme protestën

FIER- Pagat e prapambetura kanë rikthyer sërish në protestë ish- punonjësit e rafinerisë së naftës në Ballsh. Mëngjesin e sotëm ata kanë bllokuar hyrjen e rafinerisë duke mos lejuar botet e naftës të futen brenda mjediseve të kësaj fabrike.br br Duke marrë shkas nga kjo situatë drejtuesit e rafinerisë kanë njoftuar Forcat e Rendit që kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, ndërsa debati verbal mes palëve ka qenë i ashpër.br br Ndërhyrja e policisë ka bërë zhbllokimin e situatës, teksa kamionët janë futur në ambientet e rafinerisë, por protesta e punonjësve ka vijuar.br br Protestuesit zotohen se do të ketë përshkallëzim të protestave nëse kërkesat e tyre nuk merren parasysh.


User: Report TV

Views: 0

Uploaded: 2015-08-22

Duration: 01:15

Your Page Title