Apeli i ambasadorit Gaiani: Cilësia e turizmit më e rëndësishme se reklamimi

Apeli i ambasadorit Gaiani: Cilësia e turizmit më e rëndësishme se reklamimi

Tirane- Turizmi shqiptar duhet të transformohet në cilësor në mënyrë që të mos prishet imazhi i vendit. Kjo ka qenë këshilla e ambasadorit Massimo Gaiani në takimin e dytë të javës italiane. Sipas diplomatit Italian cilësia e turizmit është më e rëndësishme se reklamimi.br br "Shqipëria duhet të punoj më shumë në lidhje me sektorin e turizmit pasi ka potencilae të mëdha.E rëndësishme wshtë që të përmirësohet cilësia e shërbimit në mënyrë që të ndryshojë mendimi i turistëve që kanë qenë dhe të mos prishet imzhi turistik i vendit. Ky fakt është akoma më i rëndësishëm se reklamimi" tha Gaiani.br .br Ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit Eglantina Gjermeni pranoi se ekzistojnë probleme dhe se po punohet për zgjidhjen e tyre.br br Ministri i Infrastrukturës Edmond Haxhinasto deklaroi se duhet të eleminohen barrierat midis dy vendeve.br br I pranishëm në këtë aktivitet ka qenë edhe kreu i bashkisë Lulëzim Basha i cili i ka bërë thirrje investitorëve Italian që të vijnë të investojnë në projektet strategjike të Tiranës.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2015-08-22

Duration: 01:40

Your Page Title