A1 Report - Gjirokaster,restauratorë te huaj perkujdesen per zonen muzeale

A1 Report - Gjirokaster,restauratorë te huaj perkujdesen per zonen muzeale

Pranvera rikthen restauratorët e rinj në zonën muzeale të Gjirokastrës. Vlerat historike dhe arkitektonike të qytetit të gurtë po tërheqin gjithmonë e më tepër jo vetëm vëmendjen e specialistëve vendas të trashëgimisë kulturore, por edhe të restauratorëve nga vende të ndryshme të botës.br br Së fundi rreth 30 të rinj nga vendet e Ballkanit Perëndimor, Kosovë, Shqipëri dhe Bosnjë-Hercegovina si edhe nga SHBA, u bënë pjesë e Kampit të 16-të Rajonal të Restaurimit.br br Për dy javë rresht specialistët e rinj të trashëgimisë kulturore u përkujdesën për komplekset muzeale dhe banesat e gurta.br br Sipas restauratores Anisa Lloja, përgjatë Kampit të Restaurimit, pjesëmarrësit ndoqën një program rigoroz që ndërthuri teorinë përmes leksioneve, dhe punës praktike nëpërmjet ndërhyrjeve restauruese në monument.br br Ndërhyrjet restauruese nga specialistët e rinj të trashëgimisë kulturore po kryhen edhe në tavanin e banesës Fico dhe muret rrethuese të banesës Babameto pranë Pazarit karakteristik.


User: Report TV

Views: 2

Uploaded: 2015-08-22

Duration: 01:26

Your Page Title