A1 Report - Vrasja e Lamajt, akuza: Policia po zvarrit procesin ndaj Frrokut

A1 Report - Vrasja e Lamajt, akuza: Policia po zvarrit procesin ndaj Frrokut

TIRANE - Efektivë policie të komisariatit numër dy në kryeqytet po shkelin ligjin duke mos njoftuar dëshmitarët të jenë të pranishëm në seancën gjyqësore ndaj biznesmenit Arben Frroku, të akuzuar për vrasjen e kryekomisarit të Kombinatit Dritan Lamaj.br br Prokurori Anton Martini deklaroi se kjo shkelje po bëhet shkak për zvarritjen e procesit gjyqësor dhe në këto kushte paralajmëroi se do të njoftojë zyrtarisht kryepolicin e Tiranës, Ardian Çipa për shkeljet e efektivëve të komisariatit numër dy të cilët nuk i kanë dërguar fletëthirrjet dëshmitarëve të këtij procesi.br br Edhe i pandehuri ka shprehur "revoltën" e tij për këtë situatë, i cili ndërhyri duke thënë se shtyrja e seancave është e pakuptimtë dhe se po zvarritet duke zgjatur qëndrimin e tij në burg. "Kjo është seanca e tetë, afatet shtyhen kot. Kemi 3 muaj dhe kemi bërë vetëm 10 orë gjyq dhe unë mbahem i sekuestruar këtu", u shpreh Arben Frroku në seancë.br br Në seancën e kësaj të mërkure ishin të pranishëm vetëm 2 dëshmitarë, ndërsa seanca e radhës u shty për më 16 Maj.br br Kryekomisari Dritan Lamaj u ekzekutua pranë shtëpisë së tij në zonën e "Vasil Shantos", pak metra larg nga apartamenti ku banonte. Biznesmeni Frroku u akuzua si autori kryesor i këtij krimi duke u arrestuar në Selanik, ndërsa vetëm pak muaj më parë u ekstradua drejt Shqipërisë.br br Në të gjitha seancat e zhvilluara Frroku i ka mohuar akuzat.


User: Report TV

Views: 1

Uploaded: 2015-08-22

Duration: 01:22

Your Page Title