Mirditë, burri para se të varte veten masakroi gruan me çekiç e thikë

Mirditë, burri para se të varte veten masakroi gruan me çekiç e thikë

Mirditë- Pas ekspertizes mjeko ligjore të kryer në morgun e spitalit të Rreshenit policia e Mirdites ka dhënë detaje të reja në lidhje me krimin e dyfishtë të ndodhur dje në fshatin Domgjon të komunes Fan.br br Burime të uniformave blu kanë saktësuar se fillimisht 46-vjeçarja Gjylestina Biba është qëlluar me një çekiç në vesh, por kjo nuk ka mjaftuar që ti shkatojë vdekjen 46-vjeçares.br br Më pas bashkëshorti i saj Mark Biba ka marrë një thikë buke, duke i prerë qafen gruas së tijë, çka sipas ekperztizes mjeko-ligjore i ka shkatuar edhe vdekjen.br br Pasi ka kryer krimin ai sërish e ka masakruar edhe më tej gruan e tijë duke i prerë dhe veshin e djathtë.br br Më pas 47-vjeçari Mark Biba ka dalë jashtë stanit, duke marrë një çarçaf dhe 20 metra më tutje është ka hipur në pemë duke u vetëvarur.br br Nga kqyrja e kufomes është bërë e ditur se ai e kishte lidhur në qafë çarçafin, çka i ka shkaktuar edhe vdekjen e menjëhershme. Policia bëri të ditur se letren e cila u gjet në vendin e ngjarjes, ai e ka shkruar pasi ka vrarë gruan e tijë.br Kjo u faktuar pasi në letër janë gjetur shumë gabime ortografike, dhe mendohet se ai e ka shkaruar në një gjendje mjaft të rënduar psikologjike.br Në lidhje me ngjarjen grupi hetimor pritet që të marrë në pyetje fëmijet e çiftit Biba për të mësuar më tepër rreth konfliktit që kanë patur prinderit e tyre.br Kjo pritet që të ndodhë pas ceremonisë mortore të bashkëshortëve, pasi është bërë e ditur se dhe vetë fëmijet ndodhen në nje gjendje mjaft të rënduar psikologjike nga ngjarja e ndodhur.br Pas ekspertzes së kryer në morgun e spitalit të Rreshenit, trupat e pajetë të çiftit Biba janë tërhequr mëngjesin e sotem nga familjaret e tyre, ndërsa të pranishem kanë qenë edhe familjaret e gruas.br Ceremonia mortore pritet që të zhvillohet diten e sotme në fshatin Domgjon, aty ku dhe kaq lindur kryefamiljari Mark Biba.br br Ende nuk dihet nëse do varroset në të njëjtin vend edhe bashkëshortja e tiJ Gjylestina Biba, pasi familja e sajë jeton në një fshat tjetër të komunes Orosh zonë e cila është pak kilometra nga vendi ku ndodhi ngjarja.Krimi i dyfishte u zbulua dje nga një banor i zones, teksa gjeti dy bashkëshortet e vdekur lart në stan, ndërsa ngjarja u bë e ditur se ka ndodhur për motive xhelozie kjo duke ju referuar një letër të gjetur nga policia.


User: Ora News Lajme

Views: 1

Uploaded: 2015-08-22

Duration: 02:00

Your Page Title