Berisha kritika Arvizusë: Hyri në një debat ndërpartiak, gaboi

Berisha kritika Arvizusë: Hyri në një debat ndërpartiak, gaboi

Tiranë- Ish-kryeministri, Sali Berisha, nuk e ka kursyer aspak Ambasadorin amerikan në Tiranë që sipas tij hyri në një debat mes dy partive në mënyrë të panevojshme. Në një intervistë me gazetarin Patrik Sadikaj, në emisionin "Hard Disk" Berisha shigjeton ashpër ambasadorin Arvizu.br br "Ambasadori Amerikan bëri një gabim për mendimin tim serioz. Forcat e Armatosura nuk i akuzoi opozita. Riprodhoi, në mënyrë do të thosha ekstremisht të gabuar, akuza që eksponentë të mazhorancës i bënë opozitës. Ai i lejoi vetes të hyjë në një debat ndërpartiak, çka ishte tërësisht e gabuar. Tani marrëdhëniet janë normale. Në qoftë se Ambasadori, ai dhe kushdo tjetër, merr përsipër për të vënë dorën në zjarr për këtë qeveri, jo njëra por të dyja duart do ti digjen" shprehet Berisha.br br Duke mbetur tek trafiku i drogës në bazat e ushtrisë, lidëeri historik i së djathtës shqiptare është i bindur se kjo është një qeveri e drogës.br br "Se avionët transportuan groshë apo drogë, unë nuk besoj se ata u ulën për të marrë fasule në Gjadër, por që u ulën kjo është e sigurt dhe e konfirmuar nga shumë e shumë burime. E konfirmuar nga qeveria plotësisht me betonimin për herë të parë në histori të pistës së aeroportit të Gjadrit, paçka se aty janë edhe njësitë e policisë. Pra që avionët janë përdorur, janë ulur në Jug, janë ulur në Divjakë, janë ulur në Gjadër, kjo është jashtë çdo komenti. Unë nuk mund të them se opozita bëri analizën e thasëve, por nuk mund të them kurrë atë që pretendoi Ilir Meta, se ato ishin aeroplanët e mushkonjave. Kjo qeveri noton në drogë" thotë ai.br br Në rrëfimin e tij Berisha është ndalur dhe në momentet kyçe të këtyre 8 muajve që kur la drejtimin e Partisë Demokratike dhe vendimin e mbartur nga '91 që do linte pozicionin e kryetarit nëse humbiste.br br "Zgjedhjet e vitit 2013 nuk ishin zgjedhje pa të meta, por unë jam i bindur se Partia Demokratike ato zgjedhje që unë drejtoja i humbi dhe vendimi im ishte i parapërgatitur, i vënë kurrë në diskutim me veten time, dhe unë i qëndrova vendimit tim dhe shpalla vendimin që unë e kisha të parapërgatitur" thekson ish-Kryeministri.br br Por a gabuan ata që menduan se e hoqën nga rruga Sali Berishën?br br "Natyrisht gabuan. Ata që menduan kështu gabuan. Gabuan kundërshtarët politikë, gabuan analistë apo pseudo -- analistë, të dyja grupet, sepse funksioni është funksion, kurse parimet, vlerat, projektet që ti beson, janë ato më të para dhe jo funksioni. Këtë kam konstatuar se nuk e kanë kuptuar, nuk ka qenë shumë e qartë. Natyrisht koha besoj se i kthjelloi dhe i qartësoi".br br Një analizë Berisha bëri dhe për PD e Bashës dhe debatin e brezave brenda partisë.br br "Unë gjykoj se është ravizuar një drejtim i ri, me disa përcaktime organizative. Po ecet drejt një procesi ripërtëritje duke angazhuar të gjitha kontributet në PD, është konturuar një qëndrim opozitar i qartë, konstruktiv, jetik dhe i domosdoshëm për vendin"tha ai.br br Një rrëfim prej 60 minutash i njeriut që ka provuar gjithçka në politikë por që ka dhe një projekt për të finali...


User: Ora News Lajme

Views: 1

Uploaded: 2015-08-22

Duration: 04:04

Your Page Title