Legalizimet, jashtë skemës ndërtimet pas 2009. Të enjten pr/ligji në Kuvend

Legalizimet, jashtë skemës ndërtimet pas 2009. Të enjten pr/ligji në Kuvend

Tirane- Komisioni i Veprimtarisë Prodhuese kalon ligjin për legalizimetbr br Miratohet vetëm me votat e mazhorancës ligji i legalizimeve dhe rrëzohen amendimet e opozitës.br br Komisioni i Veprimtarive Prodhuese ka miratuar ligjin nen për nen duke lënë jashtë skemës së legalizimeve ndërtimet pas 2009 që nuk janë në truall të pronarit si dhe ndërtimet mbi 6 kate.br br Deputeti Genc Ruli në emër të opozitës shjegoi qëndrimin kundër për këtë.br br "Votuam kundër se të gjitha amendimet e opozitës u rrëzuan, përveç dy prej tyre, që nuk ishin thelbësore" u shpreh Ruli.br br Kryetari i komisionit Eduard Shalsi u shpreh se mazhoranca do të realizoj këtë proces të cilin demokratët nuk e arritën për 8 vite.br br "Nuk mbajtët premtimin për legalizime falas. Mendova se votat kundër ishin një lapsus i opozitë, por ishte kundërta. Opozita dështoi 8 vite për legalizimet dhe sërish vazhdon të mos u kërkojë ndjesë qytetarëve për këtë gjë " tha Shalsi.br br Para nisjes së komisionit komuniteti rom i ka dorëzuar një peticion ku kërkohet njohja nga ligji i banesave të llojit Baraka.br br Projektligji do të kaloj për miratim ditën e enjte në parlament.


User: Ora News Lajme

Views: 1

Uploaded: 2015-08-22

Duration: 01:45

Your Page Title