"Muz dhe Art" ngjit në skenën e TOB emrat më të njohura operistikë

"Muz dhe Art" ngjit në skenën e TOB emrat më të njohura operistikë

"Muz dhe Art" koncerti madhështor, i cili ngjiti në skenë emrat më të njohura operistike të vendit tonë, si Eriona Gjyzeli, Armando Kllogjeri, Vikena Kamenica, Armando Leka, si dhe kori i Teatrit të Operas dhe Baletit.br br Nën drejtimin e dirigjentes së mirënjohur, Suzana Turku erdhën arie të njohura botërore , të cilat lanë mbresa të mëdha te publiku, që e duartrokiti me plot pasion.br br Për dirigjenten, Suzana Turku vënia në skenë e operave më të njohura botërore është padyshim sakrifica dhe puna e palodhshme, që përformuesit treguan në skenë.br br Ndërsa për baritonin, Armando Leka, një koncert i tillë ishte më të vërtetë mbreslënës, kjo dhe falë duatrokitjeve të publikut.br br Koncerti u ndoq nga figura dhe emra të njohur jo vetëm të botës artistike, por edhe fushës së biznesit dhe politikës. Në koncert performuan emra të njohur si mexosopranoja, Vikena Kamenica.


User: Ora News Lajme

Views: 3

Uploaded: 2015-08-22

Duration: 01:49