Shpërthimi në minierën "Soma", tragjedia më e madhe në historinë e Turqisë

Shpërthimi në minierën "Soma", tragjedia më e madhe në historinë e Turqisë

Pikëllim, pasiguri dhe gjithnjë e më pak shpresë për të mbijetuar. Mediat lokale njoftojnë se thuajse çdo trup i nxjerrë nga rrënojat e minierës së qymyrit në provincën perëndimore të Turqisë Manisa, është viktimë e fatkeqësisë. Autoritetet paralajmëruan se gjasat që ndonjëri nga punëtorët e bllokuar nën rrënoja të jetë ende gjallë , janë shumë të pakta.br br "Shokët me të cilët kam punuar janë të bllokuar. Thjeshtë ata u zhdukën pas meje. Jam i thyer nga pikëllimi. Për një çast u shuan qindra jetë".br br "Poshtë kam të afërmit e mi, nipat e mi. Njëri është i vdekur, për të tjerët ende nuk dihet".br br Bilanci i viktimave vazhdimisht rritet. Rreth 200 minatorë janë shpëtuar, ndërsa nuk dihet për fatin e qindra të tjerëve. Nga Ministria e energjetikës njoftuan se në momentin e fatkeqësisë në minierën "Soma" kishte thuajse 800 minatorë. Shumica e minatorëve të bllokuar kanë qenë në thellësi prej 2 mijë metra dhe rreth 4 kilometra larg hyrjes së minierës. Mjekët informojnë se shumica e minatorëve kanë vdekur si pasojë e helmimit me monoksid karbon. Jozyrtarisht si shkak për fatkeqësinë përmendet defekti ne një trafostacion që ka shpërthyer dhe ka shkaktuar zjarr në sipërfaqen e minierës. Shumë shpejtë nga zjarri janë përfshirë kabllot elektrike që kanë furnizuar sistemin e ventilimit. Nga Ministria e Punës dhe punëve sociale në Ankara njoftuan se kontrollet e fundit për sigurim nga rreziqet në minierë janë bërë më 17 mars dhe nuk janë regjistruar kurrfarë problemesh. Tragjedia e minatorëve në Turqi i zbriti flamujt në gjysmë shtize. Autoritetet shpallën tre ditë zie, ndërsa kryeministri Rexhep Taip Erdogan e anuloi vizitën e planifikuar në Shqipëri.


User: alsatmtv

Views: 1

Uploaded: 2015-08-22

Duration: 01:47