A1 Report - Video përgenjeshtron Berishen Riformato u kontrollua ne Rinas

A1 Report - Video përgenjeshtron Berishen Riformato u kontrollua ne Rinas

TIRANE- Piloti italian Giorgio Riformato i cili pilotonte avionin që u bllokua në Divjakë i është nënshtruar kontrollit të personelit në aeroportin e Rinasit. Këtë e tregojnë pamjet e filmuara nga kamerat e sigurisë, ditën e shtunë më 10 maj. "A1 Report" ka siguruar këto pamje, të cilat tregojnë se Riformato i është nënshtruar kontrollit fizik nga personeli i sigurisë së aeroportit.br br Këto pamje hedhin poshtë deklaratat e përsëritura të ish-kryeministrit Berisha, se piloti italian nuk i ishte nënshtruar kontrollit në aeroport, por kishte kaluar nga dera e personelit.br br Nga pamjet duhet se në skaner kalojnë edhe dy çantat e Giorgio Rifromatos. Këto pamje të filmuara nga kamerat e sigurisë së aeroportit janë sekuestruar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.br br Po kështu edhe oficerët e policisë po kryejnë verifikime të tjera, ndërsa po hetohet dhe komunikimi mes pilotit italian Giorgio Riformato dhe kullës.


User: Report TV

Views: 1

Uploaded: 2015-08-22

Duration: 00:59