Opozita kërkon anulimin e mandateve

Opozita kërkon anulimin e mandateve

LSDM-ja kërkon nga gjykata administrative anulimin e vendimit të Kuvendit për verifikimin e mandateve të tyre. Zëdhënësi i kësaj partie, Petre Shilegov, theksoi se LSDM-ja ka paditur pranë kësaj gjykate Kuvendin e Maqedonisë pasi dhunshëm ka verifikuar mandatet e deputetëve të opozitës. br br "Nga Gjykata Administrative kërkojmë anulimin e vendimit të kundërligjshëm dhe kundër kushtetues të Kuvendit, për verifikimin e mandateve. Kuvendi i Maqedonisë, ashpër ka shkelur mbi të drejtën Kushtetuese, në zgjedhjen e kandidatëve për deputet nga opozita. Kuvendi i Maqedonisë, ashpër ka shkelur Kodin Zgjedhor, duke injoruar qartë vullnetin e shprehur nga kandidatët e opozitës", tha Petre Shilegov, Zëdhënës i LSDM-së.br br Shilegov prezantoi edhe procesverbalin e vitit 2011 të KSHZ-së, në të cilën konstatohet qartë se deputetit i garantohet e drejta e zgjedhjes. Shilegov shtoi se qeveria e Nikolla Gruevskit duke shkelur Kodin Zgjedhor po mundohet të fsheh kaosin e drejtpërdrejtë. br br "Kërkojmë nga Gjykata Administrative masa të përkohshme për prolongimin e pasojave juridike nga verifikimi me dhunë i mandateve, nga ana e parlamentit", u shpreh Petre Shilegov, Zëdhënës i LSDM-së.br br Shilegov thekson se nëse kjo nuk realizohet, atëherë vërtetohet raporti i OSBEODIHR-it, se në Maqedoni nuk ka institucione dhe se gjithçka është partizuar. LSDM-ja opozitare vlerëson se pas dhunës së ushtruar ndaj deputetëve opozitarë në dhjetorin e 2013-ës, pushteti tani tenton që t'i shtyp ata edhe financiarisht, duke rrezikuar pagat e tyre, stazhin dhe sigurimin shëndetësorë.


User: alsatmtv

Views: 0

Uploaded: 2015-08-22

Duration: 01:32