A1 Report - Vlore, ndalohet 1 anije me 48 ton cigare, u largua pa leje nga Porti

A1 Report - Vlore, ndalohet 1 anije me 48 ton cigare, u largua pa leje nga Porti

VLORE - Një anije tregtare me flamur të Tanzanisë është ndaluar nga Anti-kontrabanda në Portin e Vlorës mbrëmjen e djeshme dhe tashmë është ankoruar në portin e Durrësit .br br Anija, e cila ishte nisur nga Greqia dhe kishte destinacion Malin e Zi, kishte në bord 48 ton cigare, të cilat dyshohet se nuk ishin të pajisura me dokumentacionin përkatës.br br Anija prej dy ditësh ishte ankoruar në Portin e Vlorës, pasi kishte kërkuar ankorim për shkak të kushteve të këqija të motit. Por me përmirësimin e saj, anija me flamurin e Tanzanisë ka tentuar të largohet nga porti i Vlorës pa iu nënshtruar lejes përkatëse, sipas procedurës për të lundruar në ujërat shqiptare.br br Që në orët e mbrëmjes së të premtes, anija iu nënshtrua kontrollit në portin e Durrësit.br Burime për "A1 Report" pohojnë se anija në fjalë më parë ka qenë me flamur shqiptar dhe m emrin "Kavaja". Oficerë të hetimit të doganave në bashkëpunim me Prokurorinë kanë bërë procedurat e këqyrjes për marrjen e deklarimeve.br br Aty ka rezultuar, se ka vende të hapura që bëjnë të mundur nxjerrjen e cigareve. Operacioni i djeshëm është drejtuar nga dogana, policia kufitare, roja bregdetare dhe QNOT. Hetimet po vazhdojnë nga doganat kur deri më tani është kontrolluar kapiteni i anijes që nuk kishte dokumentacionin e nevojshëm dhe nuk ka respektuar procedurat përkatëse.


User: Report TV

Views: 3

Uploaded: 2015-08-22

Duration: 01:02

Your Page Title