Ekonomistët: Parashikimi i Bankës Popullore nuk është real

Ekonomistët: Parashikimi i Bankës Popullore nuk është real

Parashikimi i Bankës Popullore për rritje të Prodhimit vendor bruto për 3,7 nuk është real. Është e palogjikshme që shteti të parashikojë rritje të tillë nën presionin e borxhit të jashtëm dhe të brendshëm, që kanë tendencë rritjeje. Kështu e komentojnë analistët ekonomik, parashikimin e guvernatorit Dimitar Bogov. Analisti Visar Ademi madje akuzon se Banka Popullore është nën ndikimin e politikës, dhe për këtë shkak dikton parashikime të tilla të rrejshme. Ademi tha se, edhe po të fillojnë punën korridoret 8 dhe 10, që do të hapin vende të reja pune, kjo rritje ekonomike nuk do mund të arrihet. br br "Unë jam shumë i zhgënjyer sepse Banka Popullore duhet të jetë institucion i pavarur dhe nuk duhet të jetë në shërbim të politikës, mirëpo me projeksionin e fundit për rritje prej 3,7 të Bruto Prodhimit Vendor për mendimin tim është një gabim projeksioni sepse Maqedonia është tmerrësisht e varur nga ekonomitë e rajonit dhe të Europës, kurse atje, edhe për një kohë nuk shihet se do të ketë dalje nga kriza", deklaroi Visar Ademi, ekspert ekonomik. br br Ndërkohë Arben Halili nga Oda Ekonomike e Maqedonisë Veriperëndimore tha se kjo rritje ka gjasa të realizohet pasi tendencat botërore ekonomike do ta përfshijnë dhe stimulojnë edhe zhvillimin e vendin tonë. br br "Parashikimet e Bankës Popullore lidhur me rritjen ekonomike prej 3,7 janë në suaza të asaj që janë parashikimet normale duke marrë parasysh edhe trendet zhvillimore ekonomike në vend. Për më tepër mund të konstatojmë që një rritje e tillë është e pritshme për vet faktin se e njëjta po ndjehet dukshëm edhe në suaza të Bashkimit Evropian ku prodhimi bruto për 3 mujorshin e parë ka shënuar rritje për 1,5 krahasuar me tërë periudhën vjetore të vitit të kaluar kur kjo rritje ishte vetëm 1, dhe nga ana tjetër kemi edhe rritjen ekonomike brenda Bashkimit Evropian me 0,9 në 3 mujorshin e parë", tha Arben Halili, drejtor i OEMVP-së.br br Banka Popullore dje doli me njoftim se nuk ndryshon mendimin për rritjen e PVB-së për 3,7 deri në fund të këtij viti, kurse 4,4 për vitin tjetër. Këto parashikime sipas guvernatorit Dimitar Bogov do të realizohen me stimulimin e eksportit të prodhimeve të gatshme, investimeve publike, si dhe punësimeve të reja.


User: alsatmtv

Views: 1

Uploaded: 2015-08-22

Duration: 02:17

Your Page Title