A1 Report - Fier, qytetaret aksion per pastrimin e plazhit te Semanit nga mbetjet

A1 Report - Fier, qytetaret aksion per pastrimin e plazhit te Semanit nga mbetjet

FIER - Çelja e sezonit turistik 2014 e gjeti sërish plazhin e Semanit në Fier të pushtuar nga mbetjet urbane. Duke marrë shkas nga kjo, qindra qytetarë të Fierit pas thirrjes së instancave vendore dhe kompanisë "Albpetrol" iu bashkuan nismës për pastrimin e plazhit nga mbetjet urbane.br br Aksioni për pastrimin e vijës bregdetare filloi orët e para të mëngjesit, ndërsa nismës iu bashkuan edhe shumë të rinj.br br "Kompania "Albpetrol" është solidarizuar me këtë nismë duke filluar një aksion të madh pastrimi i të gjithë mbetjeve historike dhe mbetjeve të shkaktuara nga dora e njeriut. Janë mbi 120 forcat të kompanisë "Albpetrol" që po punojnë dhe është grumbulluar një numër i madh mbetjesh dhe do të vazhdojë duke pastruar të gjithë hapësirën e këtij bregdeti." tha një qytetar. br br Plazhi i Semanit prej kohësh vuan problemin e mbetjeve urbane, të cilat vijnë nga rrjedha u lumenjve Seman dhe Vjosë që më pas derdhen në ujërat e detit Jon.


User: Report TV

Views: 1

Uploaded: 2015-08-22

Duration: 01:00