Kuvendi i Labërisë, tituj nderi për 5 personalitete të shquara të Labërisë

Kuvendi i Labërisë, tituj nderi për 5 personalitete të shquara të Labërisë

Gjirokastër - Kuvendi i Labërisë, me pjesëmarrje të rreth 150 delegatëve nga të gjitha degët e kësaj shoqate organizuar në Gjirokastër, ka nderuar me titull nderi, 5 personalitete të shquara të Labërisë si Eqrem Çabej, Bilal Golemi, Ahmet Myftar Dedej, Sabit Brokaj dhe kryebashkiakun Flamur Bime.br br Këshilli i Qarkut Gjirokastër ka dhënë titullin e nderit kryetarit të shoqatës "Labëria", Ago Nezha dhe skenaristit Petrit Ruka. Figura të shquara si akademikë, politikanë, deputetë si ish presidenti Moisiu, Sabit Brokaj, Paskal Milo, Pëllumb Xhufi janë bërë pjesë e këtij organizimi.br br Kryetari i Bashkisë Flamur Bime, në këtë eveniment i ka dhënë akademikut Rexhep Qosja, "Emblemën e Argjendtë" të Gjirokastrës dhe ish-presidentit Alfred Moisiu titullin "Nderi i Qytetit" të Gjirokastrës.br br Akademiku Rexhep Qosja mban prej krijimit të kësaj shoqate, edhe titullin si kryetar nderi i shoqatës "Labëria".br br Në mbledhjen e V të këtij Kuvendi, përfaqësuesit e trevave të Labërisë do të analizojnë veprimtarinë dhe objektivat e shoqatës.br br Kuvendi i parë i Labërisë është mbajtur në qershor 2008. Evidentimi, ruajtja, transmetimi i vlerave të spikatura kulturore e atdhetare, shpirtërore e morale, të trevës së Labërisë te brezat e ardhshëm, është një nga nga angazhimet kryesore të shoqatës "Labëria".


User: Ora News Lajme

Views: 8

Uploaded: 2015-08-22

Duration: 01:40

Your Page Title