Hakmarrja e egër ndaj Arben Tollisë, ishte shpërfytyruar nga plumbat

Hakmarrja e egër ndaj Arben Tollisë, ishte shpërfytyruar nga plumbat

Durres- Hakmarrja ndaj Arben Tollisë duket se ka qenë aq e egër sa dy atentatorët e kanë qëlluar me plumba në fytyrë.br Ekspertët e grupit hetimor të cilët mbrëmjen e djeshme ishin në Xhafzotaj kanë gjetur Arben Tollinë të shtrirë përtokë dhe me një fytyrë të shpërfytuar nga plumbat.br Nga hetimet paraprake mësohet se në orën 22:30 minuta të mbrëmjes së 26 majit Arben Tollia po kthehej në banesë me taksi. Rreth 70 metra larg banesës së tij, në Xhafzotaj të Durrësit ka dalë ta presë djali. Më pas ata kanë takuar dhe një komshi të tyre, 30 metra larg banesës.br Aty i është zënë pritë. Atentatorët, që mendohet se janë dy e kanë qëlluar fillimisht në këmbë. Në atë moment djali i Arbenit është larguar ndërsa atentatorët kanë vazhduar ta qëllojnë në trup dhe fytyrë.br Dyshohet se kanë qënë dy atentatorë, njëri i armatosur më automatik dhe tjetri me pistoletë.br Në vendin e ngjarjes janë gjetur 10 gëzhoja. Pista kryesore e hetimit është ajo e hakmarrjes për shkak të precedentëve të tij penalë. Tollia u arrestua në 2005 për akuzën e përdhunimit dhe në vitin 2007 Gjykata e Krimeve të Rënda e dënoi me 12 vjet heqje lirie për marrdhënie sekusuale me dhunë me të rritura.br Pak muaj më parë me një vendim të gjykatës së Tiranës, Tollia përfitoi nga aministia dhe u lirua më 11 maj, vetëm 15 ditë nga ekzekutimi i tij pranë banesës. Policia ka shoqëruar disa persona, por nuk ka asnjë të dyshuar konkret si autor të mundshëm të vrasjes. Shpërfytyrimi i viktimës me plumba në fytyrë tregon qartë hakmarrjen e egër ndaj tij. Tollia u bë i njohur për deklaratën e tij në media se kishte shkuar me 380 gra, mes tyre dhe bashkëshorte politikanësh apo gjyqtarësh.


User: Ora News Lajme

Views: 15

Uploaded: 2015-08-22

Duration: 01:54