Ndryshimi i klimës mund të rikthej sëmundjet e zhdukura

Ndryshimi i klimës mund të rikthej sëmundjet e zhdukura

Ndryshimet klimatike që përfshinë rajonin, mund të sjellin sëmundje të cilat janë zhdukur dhe janë atipike për Ballkanin. Paralajmërimi vjen nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Në mesin e këtyre sëmundjeve janë Ethet e Nilit Perëndimor dhe Malaria që barten përmes pickimit të mushkonjave. Nga OBSH-ja thonë se shenjat e para të këtyre sëmundjeve janë shfaqur tashmë në Greqi dhe Italinë e Jugut, ndërkohë që nuk përjashtohet mundësia e shfaqjes së tyre edhe në Maqedoni.br br "Ndryshimi i klimës ka përfshirë jo vetëm zonën e Mesdheut, por edhe pjesën veriore, edhe në ato rajone ka kushte për kthimin e sëmundjeve që nuk janë endemike për rajonin. OBSH-ja ka marrë dhëna nga Zyra e saj në Mesdheu dhe po e monitoron situatën. Po përgatitet një sistem për kundërpërgjigje", tha Agis Curas, Drejtor për politikat Shëndetësore në OBSH.br br Autoritetet shëndetësore në vend, njoftuan gjithashtu se në bashkëpunim me OBSH-në, do të formojnë një zyrë të veçantë që do të veprojë në situatë krize.br br "Kjo ndoshta do të ndodhë së shpejti. Do ta bëjmë publike kur në Maqedoni të krijohet një sistem i tillë i centralizuar, që do të mbledh gjithë të dhënat, në nivel qendror, për të monitoruar situatën dhe për të koordinuar masat për veprime në situata krize", tha Nikolla Todorov, Ministër i shëndetësisë.br br Ideja për këtë zyrë u hodh në kuadër të seminarit kushtuar strategjisë së OBSH-së për shëndetësi dhe mirëqenie 2020, ku marrin pjesë ekspertë nga agjencitë e Kombeve të Bashkuara që punojnë në Maqedoni, së bashku me ekspertët nga vendi.


User: alsatmtv

Views: 1

Uploaded: 2015-08-22

Duration: 01:26

Your Page Title