A1 Report - Deri ne 2016 nuk do te kete me trupa amerikane ne Afganistan

A1 Report - Deri ne 2016 nuk do te kete me trupa amerikane ne Afganistan

SHBA - Fundi i vitit 2016 do ta gjejë Afganistanin pa asnjë trup ushtarak amerikan. Kështu ka pohuar presidenti amerikan, Barack Obama gjatë një konference për shtyp të mbajtur ditën e sotme.br br Ky vendim është komentuar nga komandanti i forcave të Mbështetjes Ndërkombëtare të Sigurisë, gjeneral Joseph Dunford, duke thënë se tërheqja e trupave është një lajm mjaft i mirë për Afganistanin. Presidenti amerikan paraqiti një plan konkret për të tërhequr 9800 trupat deri në fund të 2016-ës, duke i dhënë fund më shumë se një dekade angazhimi ushtarak në Afganistan.br br Gjatë kësaj kohe, trupat amerikane do të trajnojnë trupat afgane për të shkatërruar të gjitha forcat e Al-Kaedas. "Unë besoj se vendimi ishte një lajm i mirë për popullin afgan, pasi eliminon pasigurinë për të ardhmen në Afganistan, në rajon e më gjerë. Edhe pas tërheqjes së trupave do të vazhdojmë të bëjmë presion ndaj Al-Kaedas me një përpjekje të qëndrueshme kundër terrorizmit.br br Prania jonë diplomatike do të vazhdojë mbështetjen për forcat afgane në lidhje me burimet e nevojshme për të mbështetur ushtrinë", tha Dunford gjatë konferencës. Edhe Obama u shpreh për vazhdimin e mbështetjes së vazhdueshme ushtarake në ambasadë për të ndihmuar në këshilla dhe trajnime.br br Vendimi i sotëm i Obamës nuk është pritur mirë nga banorët afganë.


User: Report TV

Views: 10

Uploaded: 2015-08-22

Duration: 01:24

Your Page Title