A1 Report - Basha: Qeveria te dialogoje me grevistet, te mbaje premtimet e bera

A1 Report - Basha: Qeveria te dialogoje me grevistet, te mbaje premtimet e bera

TIRANE - Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, në daljen për mediat pas mbledhjes së grupit parlamentar të kësaj partie, i bëri thirrje kryeministrit të gjejë dialogun për dy grevat e urisë. Basha akuzoi kryeministrin Edi Rama se po injoron ish-të përndjekurit duke iu shmangur sipas tij premtimit të dhënë në zgjedhjet e qershorit.br br Sipas tij largimi i nëpunësve civilë është shoqëruar jo vetëm me grevë, por sipas tij edhe me vetëvrasje.br br Fjala e plotë e Lulzim Bashës në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PDbr br "Edi Rama dhe qeveria vijojnë t'i injorojnë dy grevat në mes të Tiranës. Me një pashpirtësi Edi Rama dhe qeveria e tij vijon t'i shmanget premtimit të dhënë për dëmshpërblimin e ish-të përndjekurve. Arroganca dhe reprezalja në administratë ka çuar në vrasje, në zemërim të mijëra personave që janë hequr nga puna përdhunisht. I bëj thirrje qeverisë të vendosë dialog mes të dyja grevave, dhe të përballet me të përndjekurit dhe të shpjegohet për premitmet me dhënë." tha Bashabr br Kryedemokrati Basha vijoi denoncimin e tij se gjendja e ekonomike është përkeqësuar.br br "Nga ana tjetër shpërthimet staliniste të kryeministrit të mos ndikojë në vendimin për marrjen e statusit kandidat. Shifrat zyrtare, pohojnë qartë dështimet e qeverisë. Tatimfitimi rezulton të jetë 7.9 milionë lekë se sa parashikimi i qeverisë. Në bazë të normës së re të ardhurat nga tatimfitimi duhet të ishin 50 më shumë. Ku janë të ardhurat? Evazion fiskal apo korrupsion? Për herë të parë në shumë vite kemi dëgjuar gjithashtu kontrabandën e cigareve.


User: Report TV

Views: 1

Uploaded: 2015-08-22

Duration: 01:52