A1 Report - Lezhe, makina perplaset me murin rrethues, humb jeten nje 33-vjeçar

A1 Report - Lezhe, makina perplaset me murin rrethues, humb jeten nje 33-vjeçar

LEZHE- Një 33-vjeçar humbi jetën pasi automjeti me të cilin ai udhëtonte humbi kontrollin dhe u përplas me murin rrethues të një lokali. Aksidenti tragjik ndodhi rreth orës 9:00 të mëngjesit të sotëm në afërsi të portit në Shëngjin, ndërsa viktimë ka mbetur Fred Kaçorri.br br Policia bëri të ditur se ai ka qenë duke lëvizur me automjetin e tij tip "FIAT" ku nga shpejtësia e madhe ka humbur kontrollin dhe është përplasur me muret rrethues të lokalit.br br Përplasja ka qenë e fortë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme 33-vjeçarit ndërsa motori i mjetit është shkëputur dhe është gjetur 50 metra larg vendit ku ndodhi aksidenti.br br Trupi i pajetë i Kaçorrit ka qëndruar për rreth 1 orë në automjet për shkak të dëmtimeve që kishte marrë makina .Është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve për të prerë disa pjesë të mjetit për të bërë të mundur nxjerrjen e trupit të viktimës.br br Ai është marrë nga një autoambulancë dhe është dërguar në morgun e spitalit të Lezhës, ku do t'i nënshtrohet mjekësisë ligjore.br br Policia e Lezhës bëri të ditur se nga hetimet e para ka rezultuar se shkak për aksidentin është bërë lëvizja tej normave të lejuara e 33-vjeçarit, duke shkaktuar humbjen e kontrollit të mjetit nga ana e tij.br br Fred Kaçorri ishte kthyer vetëm një vit më parë nga emigracioni në Itali dhe kishte hapur një biznes të vogël në Shëngjin. Ai ishte i martuar dhe babai i dy fëmijëve të mitur.


User: Report TV

Views: 0

Uploaded: 2015-08-22

Duration: 01:21

Your Page Title