A1 Report - Kosovë, shpërthim në TEC, 2 viktima, një i gjallë nën rrënoja

A1 Report - Kosovë, shpërthim në TEC, 2 viktima, një i gjallë nën rrënoja

PRISHTINE - Të paktën një person ka humbur jetën dhe 13 të tjerë janë plagosur nga një shpërthim i fuqishëm i një depozite me hidrogjen në termocentralin "Kosova A" në Obiliq. Ende nuk ka një deklaratë zyrtare për ngjarjen nga autoritetet kosovare, ndërsa shkaqet e këtij shpërthimi tragjik mbeten për t'u hetuar. Drejtori i Shërbimeve të Koorporatës Energjetike të Kosovës saktësoi se shpërthimi ndodhi gjatë orëve të paradites të së premtes në repartin e elektrolizës.br br Një 28-vjeçar është nxjerrë i gjallë nga rrënojat dhe një tjetër, i cili sipas mediave kosovare dyshohet të jetë rreth moshës 65 vjeç është nxjerrë i pajetë nga rrënojat. Sakaq, përpjekje të shumta po bëhen për të nxjerrë një tjetër person nga rrënojat, i cili dyshohet se mund të jetë gjallë.br br Fushata për zgjedhje u ndërpre, ndërsa kryeministri Hashim Thaçi tha se do ngrihet një komision hetimor për këtë fatkeqësi.br br Situata ka qenë e tensionuar gjatë paradites për shkak të frikës nga një shpërthim i dytë, ndërsa pas ndërhyrjeve në zonë nga forcat e ushtrisë dhe teknikët me veshjet speciale është normalizuar gjithcka. Mungesa e një informacioni zyrtar për numrin e viktimave nga ky shpërthim nxorri shifra të ndryshme nga mediat, ndërsa kreu i Sindikatës së punëtorëve të KEK-ut, Izet Mustafa konfirmoi fillimisht vdekjen e tre punëtorëve në Termocentralit "Kosova A".br br Zhurma e këtij shpërthimi është dëgjuar edhe në disa pjesë të Prishtinës, ndërsa janë dëmtuar edhe xhamat e shtëpive përreth. Menjëherë është ndërprerë puna në termocentral dhe janë evakuuar të gjithë punonjësit, ndërsa, është shkëputur edhe energjia elektrike. br br Emrat e të plagosurvebr "Gazeta Express" sjell emrat, vendlindjet dhe moshën e punëtorëve të KEK-ut që u lënduan sot në tragjedinë që ndodhi aty.


User: Report TV

Views: 1

Uploaded: 2015-08-22

Duration: 02:12

Your Page Title