Kosova sot voton, RTV "Oranews" live nga Prishtina dhe Tirana

Kosova sot voton, RTV "Oranews" live nga Prishtina dhe Tirana

Prishtinë -- Heshtja zgjedhore i ka dhënë qetësi Prishtinës. Nga jashtë, edhe selitë e partive duken të tilla, sepse kur troket brenda tyre, përballesh me shtabet elektorale që vijojnë intensivisht punën.br br Televizioni "Oranews" i pyet qytetarët nëse do të votojnë nesër dhe nga përgjigja që marrim, duket se pjesëmarrja do jetë e lartë. Kërkesa e tyre për qeverinë e re duket se është për një ekzekutiv me pranë tyre.br br Disa prej tyre thonë: "Presim rezultate më të mira për të ardhmen, për të rinjtë dhe për gjithë të tjerët."br br "Pres investime të huaja në Kosovë dhe pres një zhvillim ekonomik të Kosovës."br br "Dita e nesërme do të jetë një ditë që do të ketë ndryshime."br br Të dielën ata do të shprehin vullnetin e tyre me votë. Kryetarja e KQZ-së konfirmon për "Oranews" se institucioni që ajo drejton, ka marrë të gjitha masat që procesi të vijojë pa asnjë problem.br br Por, çfarë do të thonë zgjedhjet e neserme për Kosovën?br br Siç shprehet edhe Kryetarja e KQZ-së, kjo do jetë një ditë tjetër e rëndësishme për Kosovën. "Oranews" do të ndjekë hap pas hapi procesin elektoral në ketë ditë të rëndësishme.br br "Deri tani ka shkuar siç e kemi parashikuar dhe siç është parë në planin operacional,"- theksoi Kryetarja. - "I gjithë materiali sensitiv, që nga orët e para të mëngjesit ka filluar të shpërndahet ndërsa nesër, para hapjes së votimeve, do të shpërndahet në qendrat e vendvotimeve dhe në vendvotime. Nuk kemi ndonjë problem që vlen të theksohet deri më tani dhe shpresojmë që edhe dita e nesërme do të jetë kështu."br br Një ekip xhirimi i televizionit do të transmetojë "live" nga Kosova me të njëjtin mision që transmeton edhe në Shqipëri, e para për lajmin e fundit dhe e paanshme.


User: Ora News Lajme

Views: 11

Uploaded: 2015-08-22

Duration: 01:51

Your Page Title