Aksident me motorr në Shkodër, vdes 30-vjeçari, plagoset nipi 12 vjeç

Aksident me motorr në Shkodër, vdes 30-vjeçari, plagoset nipi 12 vjeç

Shkodër --Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në segmentin rrugor Barbullush- Bushat në afërsi të fshatit Hoten, qarku Shkodër.br Përplasja e motoçikletës me murin rrethues të një banese ka rezultuar fatale për një 30-vjeçar që ka mbetur i vdekur në vend, ndërsa nipi i tij 12-vjeçar është plagosur rëndë.br Mësohet se viktima është 30-vjeçari, Ndoj Pjetri, ndërsa i plagosur është Nik Lleshi, 12 vjeç.br Menjëherë drejt spitalit rajonal të Shkodres është dërguar i mituri, i cili ndodhet nën kujdesin intensiv të bluzave të bardha. Mjekët thonë se ai ka marrë goditje në kokë dhe fraktura më trup.


User: Ora News Lajme

Views: 6

Uploaded: 2015-08-22

Duration: 01:01