Itali, 3 muaj pas vrasjes së vajzave, Edlira Dobrushi tenton të vetëmbytet në qeli

Itali, 3 muaj pas vrasjes së vajzave, Edlira Dobrushi tenton të vetëmbytet në qeli

Ka tentuar t'i japë fund jetës në qelinë e burgut Edlira Dobrushi, 37 vjeçarja shqiptare e cila më 9 mars vrau tre vajzat e saj.br Mediat italiane shkruajnë se ngjarja është shënuar mbrëmë në qelinë e Bassone di Como ku gruaja ndodhej që prej vrasjes së trefishtë. Ka qenë një gardiane e shërbimit të natës e cila ka ndaluar vetëvrasjen e Edlira Dobrushit. Gruaja ka tentuar të mbytej me një palë corape nejloni.br Aktualisht gruaja ndodhet e shtruar në spitalin Sant'Anna të Komos, dhe mësohet se nuk ka plagë të rrezikshme nga tentativa e saj për t'i dhënë fund jetës.br Edlira Dobrushi, me 9 mars vrau me thikë 3 vajzat e saj të moshave 3,10 dhe 13 vjeçe, ku vetëm disa orë pas krimit gruaja njoftoi fqinjët, e më pas ata njoftuan policinë, e cila i gjeti të 3 vogëlushet në krevat.


User: Ora News Lajme

Views: 2

Uploaded: 2015-08-22

Duration: 01:19

Your Page Title