Ish të përndjekurit protestë para Parlamentit: Të dënohet figura e Enver Hoxhës

Ish të përndjekurit protestë para Parlamentit: Të dënohet figura e Enver Hoxhës

Tiranë-Ish-të përndjekurit kanë mbështetur grevistet në një protestë përpara Parlamentit. Ata kërkojnë nga qeveria që të dënohet figura e Enver Hoxhës.br Ata i kërkojnë politikës shqiptare dhe veçanërisht qeverisë që të marrë masa për këtë kategori duke dënuar krimet e luftës së komunizmit dhe figurën e Enver hoxhës. Gjithashtu grevistët e urisë kanë mbyllur derën e institutit të ish-të përndjekurve duke moslejuar punonjësit të hyjnë në godinë.br "Qeveria të realizojë kërkesat në mënyrë që grevistët t'i japin fund kësaj greve. Nuk mund të jetë pjesë e Europës një vend që pas 23 vjetësh paraqet figurën e diktatorit", tha Simon Miraka.br Më herët në një dalje për mediat Fatmir Hoxha, drejtuesi i grevës së urisë së ish-të përndjekurve i ka bërë thirrje të gjithë deputetëve të majtë dhe të djathtë që të ngrenë zërin që të dënohet komunizmi dhe të hapen dosjet.br "Qeveria që është zgjedhur me votën e shqiptarëve hesht dhe heshtja do të thotë që ju vdisni se ne nuk na bie ndërmend. Sot i bëj thirrje Parlamentit, deputetëve të majtë dhe të djathtë të ngrenë zërrin sepsë kur komandon i ligu, shkatërrohet vendi, të ngrenë zërin që të dënohet komunizmi. Ne sot dalim me një deklaratë për të cilën është tragjike që vazhdon zhdukja e dosjeve e atyre kriminelave që sot janë në parlamentin shqiptar që kanë dënuar djem dhe vajza shqiptare. Të zgjohet politika dhe deputetët dhe t'i japim fund kësaj kauze", tha Hoxha.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2015-08-22

Duration: 01:51

Your Page Title