A1 Report - Videolajm/ Berisha-Ramës: Mos ma prek Çiljetën, s'je as 1/100 e saj

A1 Report - Videolajm/ Berisha-Ramës: Mos ma prek Çiljetën, s'je as 1/100 e saj

Krahas projektligjeve që diskutohen çdo të enjte me tone të larta, në sallën e parlamentit ish-kryeministri Sali Berisha ka menduar se pjesë e diskutimeve të bëhet edhe këngëtarja Çiljeta. br br Ndryshe nga herët e tjera, këtë herë Berisha nuk ka zgjedhur akuzat e pafundme, por komplimentet për këngëtaren e nderuar siç e quajti ai për të përshkruar Çiljetën, duke shkaktuar kështu të qeshura në parlament. br br Deklarata e tij për Çiljetën erdhi pas ironisë së kryeministrit Rama i cili gjatë publikimit të raportit pozitiv të KE-së për Shqipërinë tha se nuk do të ketë festime me performancën e Çiljetës pasi ai e sheh marrjen e statusit si detyrim. br br "Kryetari juaj eurosocialist tha se nuk do të festojmë për marrjen e statusit, por kjo sepse është i vetmi që shprehet se e ka marrë statusin dhe kapet me këngëtaren e artisten e nderuar, Çiljetën. Të kishte 1100 e performancës artistike të Çiljetës, do ishte piktor shumë më i suksesshëm se sot sepse nuk ka shitur kurrë një pikturë." tha Berishabr br Me sa duket Berisha ka vendosur të tregojë se është fansi më i madh i këngëtares Çiljeta si dhe performancave të saj artistike të cilat la të kuptohej se i ka ndjekur shpesh.


User: Report TV

Views: 8

Uploaded: 2015-08-22

Duration: 01:15