A1 Report - Ja treshja e gjyqtarëve që pengoi ekstradimin e Çelës drejt Italisë

A1 Report - Ja treshja e gjyqtarëve që pengoi ekstradimin e Çelës drejt Italisë

TIRANE- "A1 Report" zbulon vendimin që bllokoi ekstradimin dhe i dha lirinë Gëzim Çelës pavarësisht se kërkohej me kartelë të kuqe nga drejtësia italiane, e cila e kishte dënuar në mungesë me 19 vite, 9 muaj dhe 29 ditë për trafik prostitucioni në rrethana rënduese dhe në kuadër të organizatës kriminale.br br Treshja gjykuese me kryesues Astrit Haxhialushi dhe anëtarë Edlira Petri dhe Shkëlqim Miri, me vendimin e Apelit 9 ditë pas zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit 2013ka vendosur të prishë vendimin e Gjykatës së Tiranës që urdhëronte ekstradimin e Çelës, dhe kthimin e çështjes sërisht për rigjykim, por me një trup tjetër gjykues.br br Sipas Gjykatës së Apelit, Shkalla e Parë gjatë gjykimit të kërkesës për ekstradimin e Gëzim Çelës, ka shkelur rregullat procedurale për dërgimin e një letërporosie në Itali.br br Me të njëjtin vendim treshja Haxhialushi, Pjetri dhe Miri, kanë rrëzuar kërkesën për të ndryshuar masën e sigurisë nga "arrest shtëpie" në "gjykim në gjendje të lirë" me kusht që të mos largohet nga Shqipëria.br br Në masën e arrestit në banesë ka rifilluar gjykimi në Gjykatën e Faktit Tiranë, me një trupë tjetër gjyqësore nga ajo që në janar të vitit 2013 i tha "PO" ekstradimit të Gëzim Çelës.br br "A1 Report" ka mundur të sigurojë edhe 4 vendimet e tjera të gjyqësorit në Shqipëri, nga dënimi i tij me 7.5 vite burg për trafikun e prostitucionit në rrjetin Bullgari-Shqipëri-Itali që me gjykimin e shkurtuar iu ul në 5 vite burg.br br Lirimin e tij me kusht në bazë të një epikrize që e nxirrte me kancer në kockë në zonën e gjurit, si dhe vendimet për falsifikimin e këtij raporti mjekësor.br br Një vendim që në përfundim e quan të vlefshëm raportin mjekësor, i cili në një vend tjetër me të njëjtin argument siç ishte drejtësia turke nuk e shpëtoi dot nga qelia. Në Turqi, Çela u dënua dhe shlyeu 6 vite burg për trafik droge, në përfundim të të cilit në vitin 2012 u deportua në Shqipëri.br br Çela është tashmë në kërkim si organizatori I linjës së trafikut të kokainës nga Amerika Latine në Kosovë, më pas në Shqipëri dhe me destinacion vendet e Bashkimit Europian.br br Policia e Shtetit dhe Krimet e Rënda ndërmorën një operacion në Shqipëri dhe Kosovë, ku u sekuestruan 2 laboratorë droge, 57 kg kokainë, 18 kilogramë heroinë dhe 150 kilogramë marijuanë me një vlerë prej 3 milionë euro. Si edhe një arsenal armësh e eksplozivësh.br br Në pranga kanë rënë, në Morinë korrieri Reald Hysolli, të cilit iu kapën 7 kg kokainë të fshehura në pjesën e motorit mbi gomën e përparme të "Benz-it" të tij prodhim të vitit 2010.br br Kimistja e laboratorit të drogës Valentina Tufina. Pritësi i kokainës që vinte nga Morina, Gëzim Preka, si edhe Kujtim Çela, vëllai i Gëzimit që ishte kujdestari i vilës 3-katëshe në Fushë-Kuqe të Mamurrasit, e cila shërbente si laborator I kokainë në Shqipëri.br br Bashkë me ta janë të arrestuar për akuza të tjera por të dyshuar për lidhje me rrjetin kokainës edhe biznesmeni fierak Arjan Shanaj dhe laçiani Astrit Bushi.br br Ndërsa në Kosovë, konfirmohet se janë arres...


User: Report TV

Views: 2

Uploaded: 2015-08-22

Duration: 02:49

Your Page Title