A1 Report - Elbasan, zbulohet rrjeti i trafikut të veprave të artit

A1 Report - Elbasan, zbulohet rrjeti i trafikut të veprave të artit

ELBASAN- Policia e Elbasanit ka arrestuar në flagrancë shtetasit Arjan Koci, Ervin Koci dhe Dashnor Hoxha, pasi akuzohen për veprën penale, të trafikimit të veprave të artit dhe kulturës.br br Gjate veprimeve hetimore të kryera janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale një mjet tip Mercedes-Benz me targë, EL 2697 B, 3 telefona ,një tablet android, një këmbanë me mbishkrim " IOANNIS.MARIACIOTTI ANNO MDCL XXXXIIII OPVS, 3 karta celulari , 7 fishekë ,2 radio policie dhe 5 paketa lidhje kartash.br br Personat e arrestuar nga policia akuzohen për "trafikimit të veprave të artit dhe kulturës" si dhe për mbajtje të armëve luftarake. br br Rama në Twitter: Arrestohet një tjetër grup trafikantesh br br Kryemninistri Rama ka përshëndetur përmes rrjetit social "Twitter" operacionin e policisë për ndalimin e trafikantëve të veprave të artit dher gjetjen e këmbanës së vjetër.


User: Report TV

Views: 3

Uploaded: 2015-08-22

Duration: 01:03