Shkatërrohen tokat e shqiptarëve të Lubotenit në Çuçer Sandevë

Shkatërrohen tokat e shqiptarëve të Lubotenit në Çuçer Sandevë

16 mijë metra tokë e mbjellë me duhan në Komunën e Çuçer Sandevës, shfrytëzues të së cilës janë shqiptarë të fshatit Luboten, janë shkatërruar mbrëmë. Pronarët thonë se dikush gjatë orëve të mbrëmjes ka hyrë me traktor dhe ka frezuar tokën e tyre duke rrafshuar duhanin. Ata thonë se ndihen të revoltuar dhe kërkojnë nga policia që të kapë autorin. Pronari i tokës thotë se ai dhe familja e tij mbijetojnë nga bujqësia dhe tani që dëmi është shkaktuar, ata do të mbeten pa bukën e gojës.br br 'Kjo ka ndodhë mbrëmë, me traktor dhe plug na i kanë rrafshuar të mbjellat me duhan. Nuk ka mbetur asgjë nga duhani, po e shihni edhe vetë, e ka shkatërruar me traktor. Ka 2 muaj që merremi me duhanin, bashkë me familje dhe ja edhe ky fëmija 5 vjeçar ka punuar këtu. Erdh koha për 2-3 javë ta mbledhim duhani, por ja që na e shkatërruan. Jemi 15 anëtarë të familjes, prej kësaj toke kemi pritur një kafshatë bukë, tani nuk na ka mbetur asgjë tjetër e të dalim në rrugë ose të dalim me vjedh diku diçka! Ka qenë policia, erdhën morën informata se si ka ndodh rasti, dhe më tepër asgjë nuk na thanë!', tha Ismet Murati -- bujk.br br Shfrytëzuesi i tokës thotë se dëmi i shkaktuar kap vlerën deri më 20 mijë euro. Ai dhe familja e tij presin ndihmën e qeverisë.br br 'Ndihmë presim nga Qeveria, prej kujt të presim gjetiu. Kemi votuar për dikë, kemi vrapuar për ta, dhe tani kujt ti drejtohemi? I Jemi drejtuar policisë, u jemi drejtuar edhe juve si ALSAT që të kuptojë i tërë populli se çfarë po ndodh këtu tek ne në Shkup! Mua si familje babën ma kanë vrarë gjatë vitit 2001 por unë nuk kam menduar pasi ma kanë vrarë babën maqedonasit e unë të dal t'ia rrafshoj duhanin apo të mbjellat me shalqi! Le të del një maqedonas i fshatit Luboten le të ankohet se në Luboten i kanë shkaktuar ndonjë dëm, atëherë edhe unë pajtohem me dëmin e tyre që ma kanë bërë!', u shpreh Ismet Murati -- bujk.br br Ndërsa bujku Ismet Murati ankohet për mungesë kompensimi, nga policia thonë se po punojnë në zbardhjen e rastit. Nga atje deri tani, nuk ka asnjë të dyshuar.


User: alsatmtv

Views: 4

Uploaded: 2015-08-22

Duration: 02:03