A1 Report - Nis puna për ndërtimin e nënstacionit të ri 110/35/10 kV në Çorovodë

A1 Report - Nis puna për ndërtimin e nënstacionit të ri 110/35/10 kV në Çorovodë

Ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri ka inspektuar nisjen e punës për ndërtimin e nënstacionit të ri 1103510 kV në afërsi të qytetit të Çorovodës. Gjiknuri u shpreh se, nënstacionin do të jetë një nyje e rëndësishme e rrjetit energjetik. br br ?Ligjshmëria në sektorin e energjisë elektrike, pagesat e faturave nga popullata, do tu kthehen në investime për të rritur cilësinë e furnizimit, për të ulur humbjet dhe vjedhjet. Sektori energjetik po i kthen mbrapsht vendit atë që i takon. Deri dje ka qenë sektori që konsumonte më shumë para nga Buxheti i Shtetit, sektori me humbjet më të mëdha dhe që kërcënonte më së shumti stabilitetin financiar. Tashmë, sektori energjetik po kthehet në kontribuues dhe këtë po e thonë edhe Fondi Monetar Ndërkombëtar apo Banka Botërore që insistojnë se reforma në energjetikë është në drejtimin e duhur dhe duhet të vazhdojë?, u shpreh Gjiknuri.br br Administratori i OSHEE-së, Adrian Çela sqaroi se investimin që do të kryhet në nënstacionin e ri do të rregullojë nivelin e tensionit por njëkohësisht do të bëhet e mundur të rritet edhe aksesi i të gjithë prodhuesve të energjisë elektrike, pasi aksesi sot këtu është i kufizuar.br br Ndërkaq, nënstacioni i ri i OSHEE-së do të shoqërohet me ndërtimin prej OST-së të linjës 110 kilovolt nga Uznova në Çorovodë me vlerë 450 milionë lekë të reja.br br Marrë së bashku, ndërtimi i nënstacionit të ri nga OSHEE dhe linjës Uznovë-Çorovodë nga OST-ja e çojnë investimin total në vlerën e 700 milion lekësh të reja. Niveli total i humbjeve në rrjet në këtë zonë arrin në 33, prej të cilave 14.38 janë teknike ndërsa pjesa tjetër jo teknike. Pas kryerjes së investimit parashikohet që humbjet teknike të zbresin në nivelin 7. Investimi për nënstacionin e ri prek 10 mijë abonentë dhe do të përfundojë janarin e vitit 2016.


User: Report TV

Views: 2

Uploaded: 2015-08-22

Duration: 01:19