Familja në Fier: 10 vite fatura të kripura, por jo ujë; Ujësjellësi: Janë debitorë-Ora News

Familja në Fier: 10 vite fatura të kripura, por jo ujë; Ujësjellësi: Janë debitorë-Ora News

Subscribe në Ora News këtu Një familje në Fier thotë se ndonëse nuk i vjen uji i pijshëm në shtëpi, faturat i vijnë rregullisht, dhe madje edhe të mbifaturuara. Por Drejtori i Ujësjellësit Fier, shpjegon se abonenti ka lidhur kontratë vetë 5 vite më parë dhe është debitor ndaj këtij institucioni. Sipas Totajt, çdo debitor duhet të paguajë për ujin e shfrytëzuar.br Një familje në Fier akuzon Ujësjellësin se e ka mbifaturuar dhe madje sipas kryefamiljarit Mina Bare, ndonëse ujin e merr nga një pus që ka hapur në pronën e tij, sërish vazhdojnë t?i vijnë fatura nga ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizime.br Mina Bare: ?10 vjet pa ujë. u prishën linjat e vjetra të stadiumit sepse u rregulluan këto anekset e stadiumit. Kam vajtur me qindra herë për të ma zgjidhur këtë problem, nuk ma kanë zgjedhur deri më sot, faturat i dërgojnë sipas qejfit të tyre?br Por Drejtori i Ujësjellësit, Salarion Totaj, hedh poshtë çdo akuze, ndërsa shpjegon se abonenti ka vetëm 5 vjet që është me kontratë me këtë institucion dhe është debitor në shumën 500 mijë lekë të vjetra, që janë fatura të papaguara ndër vite plus kamatvonesa.


User: Ora News Lajme

Views: 3

Uploaded: 2015-08-22

Duration: 01:14

Your Page Title