A1 Report - Mbahet në Vlorë Festivali i Muzikës së Vjetër Vox Baroque

A1 Report - Mbahet në Vlorë Festivali i Muzikës së Vjetër Vox Baroque

Repertori i muzikës barok për herë të parë në vendin tonë ka zbritur në bregun e detit Jon. Festivali i Muzikës së Vjetër Vox Baroque ka nisur mbrëmjen e së enjtes në Vlorë, në ambientet rezidenciale të Petroliferës. br br Synimi i këtij festivali është që të përhapë muzikën baroke, të luajtur me instrumente origjinale duke respektuar stilin dhe mënyrat e interpretimin të shumë kohëve më parë.br br Artan Shabani Drejtori i Galerisë së Arteve, shprehet se këto lloj aktivitetesh mungojnë. Sipas tij ky event ka nisur nga Berati, në Gjirokastër dhe destinacioni i radhës është Vlora. br br Kreu i ri i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli u shpreh se evente të tilla do të jenë më shumë prezentë për qytetarët e vlonjatë.


User: Report TV

Views: 2

Uploaded: 2015-08-22

Duration: 01:47

Your Page Title