A1 Report - Vrau bariun me bukë në gojë Autori kapet në malin e Gramozit

A1 Report - Vrau bariun me bukë në gojë Autori kapet në malin e Gramozit

Orët e para të mëngjesit të sotëm ka rënë në prangat e policisë 54-vjeçari Abaz Isa, i cili mbrëmjen e së premtes ekzekutoi 26-vjeçarin Marjo Laho, që punonte si bari në zonat e thella të Ersekës.br br 54-vjeçari ishte fshehur në një zonë të pyllëzuar pranë malit të Gramozit teksa forcat e policisë ishin në ndjekje të tij dhe gjithashtu në negociata me familjarët për dorëzimin.br br Shkelja nga bagëtitë e kufijve të vënë mes hapësirave të kullotave në Malin e Gramozit, i kushtuan jetën Mario Laho, bariut nga fshati Starje i Ersekës, i cili u ekzekutua me armë zjarri nga 54-vjeçari Abaz Isa, i cili gjithashtu punonte si bari në këtë zonë.br br br Familjarët e 26-vjeçarit të vrarë pohuan para kamerave se i riu u ekzekutua me breshëri automatiku, teksa hante bukë në stan, ndërsa pohuan se Abas Isa ka qenë i shoqëruar edhe nga persona të tjerë.br br Isa dhe Laho prej kohësh ishin në konflikte për njëri-tjetrin për çështjen e kullotave të bagëtive.br br Konfliktet agravuan deri në përdorimin e armëve të zjarrit, ku 54-vjeçari Isa ekzekutoi me breshëri automatiku Marjo Lahon. br br Autori i krimit duke e njohur mirë terrenin ka mundur t?i fshihet për disa orë forcave të policisë, të cilat kishin vënë në dijeni edhe palën greke për këtë vrasje.


User: Report TV

Views: 1

Uploaded: 2015-08-22

Duration: 01:13

Your Page Title