A1 Report - Braçe:Koncensionet janë monopole Ministri Ahmetaj: Ligji i ri i shmang

A1 Report - Braçe:Koncensionet janë monopole Ministri Ahmetaj: Ligji i ri i shmang

TIRANË - Qeveria duhet të nisë një analizë të thellë për të gjitha koncensionet që ka dhënë pasi disa prej tyre janë kthyer tashmë në një monopol. Kështu ka thënë sot kreu i komisionit të ekonomisë Erjon Braçe teksa në komision ishte i pranishëm edhe Ministri i Ekonomisë, Arben Ahmetaj.br br ?Në territorin e Republikës së Shqipërisë vazhdojnë të ushtrohen disa koncesione të cilat kanë kosto shumë të lartë qoftë për qytetarët e republikës së Shqipërisë, qoftë edhe për sipërmarrjet, njëri prej të cilave u shkurtuara javën që shkoi në parlament por janë dhe 3, 4 të tjerë që vazhdojnë të krijojnë kushte të pastra monopoli dhe me tarifa shumë të shtrenjta qoftë për qytetarët, qoftë edhe për sipërmarrësit.? ? tha Braçe.br br Por sipas ministrit Ahmetaj ligji i ri ?Për koncesionet dhe partneritetin publik dhe privat? nuk do të krijojë hapësira për koncensione monopoliste.br br ?Të korrigjojmë njëherë e mirë dhe të futi në shina transparence të plotë mënyrën e dhënies së koncesioneve duke gjithë ato element që ne morëm një nga një, sidomos abuzimin me oferta minimaliste.? ? u shpreh Ahmetaj.br br E pranishme në këtë komision ishte edhe drejtoresha e Autoritetit të konkurencës Lindita Lati e cila kishte sjellë në komision një propozim për shtimin e stafit dhe të strukturave të autoritetit që ajo kontrollon.


User: Report TV

Views: 2

Uploaded: 2015-08-22

Duration: 01:20