A1 Report - Gëzuar Fiter Bajramin!

A1 Report - Gëzuar Fiter Bajramin!

TIRANË - Sot besimtaret myslimane ne Shqiperi dhe ne mbare boten festojne festen me te rendesishme ne kalendarin islamik Fiter Bajramin. Pas një muaji sakrifice e adhurimi ndaj Zotit, besimtarët myslimanë përfunduan të enjten muajin e shenjte te Ramazanin. br br Mëngjesi i së premtes nisi herët për besimtarët myslimanë, të cilët si çdo vit falen në Bulevardin ?Dëshmorët e Kombit? namazin e Bajramit. Falja nisi në orën 06:06 të cilën e parapriu leximi i Kur?anit dhe ligjërata.br br Me këtë rast kreu i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë Skënder Brucaj ka përcjellë një mesazh urimi për të gjithë besimtarët.br br Muaji i begatë i Ramazanit filloi më 18 qershor dhe përmbyllet me shtrim e drekës së Bajramit.br br Urimi i kreut të Komunitetit Mysliman të Shqipërisëbr br Bismil-lahi Rrahmani Rrahim!br br Me emrin e Allahut, të Gjithmëshirshmit, Mëshirëplotit!br Të nderuar besimtarë shqiptarë, kudo që ndodheni!br br Më lejoni që në këto çaste të gëzuara të festës se Fitër Bajramit, këtij momenti të gëzimit dhe të lehtësimit shpirtëror, t'ju përcjell urimet e mia më të sinqerta dhe të përzemërta, për një jetë sa më të lumtur, për shëndet dhe mirësi, për sukses në çdo sferë të jetës; me shpresën e madhe, që Zoti të na ketë falur mëkatet tona dhe të ketë pranuar adhurimet dhe sakrificën tonë.br br Ne përcollëm me përmallim Muajin e Bekuar të Ramazanit, një mysafir i shtrenjtë, por që vetëm një herë në vit vjen. Na zbukuron me ngjyrat e tij të bukura dhe pastaj largohet pasi të ketë zbatuar detyrën. Kështu sot me gëzim të natyrshëm po i urojmë mirëseardhjen Fitër Bajramit.br br Të gjithë besimtaret myslimanë mbartin në zemrat e tyre shpresën se Zoti i Madhëruar na ka pranuar agjërimin, namazet, lutjet dhe duatë, leximet e Kur?anit, si dhe netët e kaluara me adhurim e përkushtim vetëm për hir të Tij.br br Bajrami është simbol i paqes, i gëzimit, i harmonisë, i qetësisë shpirtërore, moment i lartësimit të Allahut dhe koha e shpresës së arritjes së kënaqësisë së Krijuesit, që është edhe qëllimi final për çdo besimtar.br br Duke përfituar nga përkujdesja e veçantë hyjnore, që Zoti i madh ka ndaj nesh në ditët e Bajramit, unë i lutem Atij dhe ju ftoj edhe ju t'i lutemi së bashku për më shumë paqe, begati gëzim e harmoni, për shuarjen e luftërave dhe konflikteve anë e mbanë globit.br br I lutem gjithashtu Allahut t?i mbushë zemrat tona me ndjenja të dashurisë, dhembshurisë, respektit dhe mirënjohjes.br O Zoti ynë! Jepi begati, mirësi, paqe e qetësi shoqërisë sonë dhe atdheut tonë Shqipërisë, e bashkë me të mbarë njerëzisë.br Gëzuar e përshumvjet Fitër Bajramin.br Zoti e begatoftë çdo ditë tuajën.


User: Report TV

Views: 7

Uploaded: 2015-08-22

Duration: 01:25

Your Page Title