A1 Report - Të hënën nis aplikimi për A2,Malaj: Njihuni paraprakisht me programet

A1 Report - Të hënën nis aplikimi për A2,Malaj: Njihuni paraprakisht me programet

TIRANË - Duke filluar nga dita e hënë, 27 korrik 2015, mbështetur në Rregulloren e Maturës Shtetërore, fillon aplikimi për Formularin A2, për të gjithë maturantëtkandidatët që dëshirojnë të ndjekin studimet në institucionet publike të arsimit të lartë në vend.br br Zëvendësministrja e Arsimit dhe Sportit, Nora Malaj beri publik, gjatë një konference për shtyp, kalendarin se kur maturantëtkandidatët mund ta plotësojnë Formularin A2.br br ?Këshillojmë që çdo maturant, në ditët në vijim, të bëjë përgatitjet paraprake jashtë sistemit online (Portalit të Maturës Shtetërore), duke u konsultuar me gjithë informacionin që i vihet në dispozicion nga Ministria e Arsimit dhe Sportit dhe Agjencia Kombëtare e Provimeve në faqet zyrtare online?, - tha Malaj.br br Zëvendësministrja Malaj shtoi se maturantët apo kandidatët duhet të njihet fillimisht me listën e plotë të programeve të studimit që ofrohen nga Institucionet e Arsimit të Lartë Publik, për vitin akademik 2015-2016, kuotat e miratuara nga Vendim të Këshillit të Ministrave për çdo program studimi, koeficientin e shkollës për çdo program studimi (K), koeficientin e lëndëve me zgjedhje (F1 dhe F2) për çdo program studimi, formulën e llogaritjes së pikëve si dhe pikët e fituesit të fundit për çdo program studimi në vitin e kaluar akademik.br br Për të konkurruar në garën për t?u shpallur fitues në njërin nga programet e studimit të ofruara nga Institucionet e Arsimit të Lartë Publik të vendit, çdo maturant që rezulton kalues në të gjitha provimet e Maturës Shtetërore dhe ka kryer procedurat për pasqyrimin në sistem të pikëvenotës mesatare, duhet të plotësojë Formularin A2, online në çdo mjedis ku ka akses interneti.


User: Report TV

Views: 0

Uploaded: 2015-08-22

Duration: 01:28