A1 Report - Fier, dëme kolosale nga zjarri digjen mbi 90 hektarë me pyje

A1 Report - Fier, dëme kolosale nga zjarri digjen mbi 90 hektarë me pyje

FIER - Dëme kolosale janë shkaktuar nga zjarret në qarkun e Fierit. Mbi 90 hektar më pyje dhe rreth 5 mijë rrënjë ullinj janë shkatërruar totalisht. br br Të tjera pemë frutore janë dëmtuar së bashku me prodhimet e stinës duke falimentuar fermerët në fshatrat e Romes, Drenovë, Belishovë dhe Gorishovë.br br Zjarri që ka përfshirë këto fshatra prej dy ditësh është përhapur dhe intensifikuar mbrëmjen e së premtes. Era ka favorizuar përhapjen e flakëve duke shkrumbuar dhjetëra pisha mbi 30-vjeçare. br br Në vendin e ngjarjes shkuan 6 zjarrfikëse, forca të policisë dhe ushtrisë për të vënë nën kontroll situatën. br br Terreni i vështirë ka qenë një pengesë në misionin e zjarrfikësve, ndërsa policia ka ndaluar banorët të shkojnë në pronat e tyre për shkak të rrezikshmërisë. Drejtuesit e pyjeve hedhin dyshimet se zjarri është i qëllimshëm. br br br Ditën e sotme situata paraqitet më e qetë, por ende nuk janë shuar plotësisht vatrat e zjarrit.


User: Report TV

Views: 1

Uploaded: 2015-08-22

Duration: 01:48