A1 Report - Bozdo për A1 Report: Nesër me stafin i dorëzojmë detyrën Veliajt

A1 Report - Bozdo për A1 Report: Nesër me stafin i dorëzojmë detyrën Veliajt

TIRANË - Një një intervistë për A1 Report, nënkryetari i Bashkisë së Tiranë, Enno Bozdo tha se bashkë me të gjithë stafin nesër do të presin kryetarin e ri të kësaj bashkie, Erion Veliaj.br br Veliaj pritet të marrë detyrën e kryebashkiakut të kryeqytetit ditën e nesërme, detyrë të cilën do t'ja dorëzojë nënkryetari Bozdo.br br Ai tha gjithashtu se buxheti i bashkisë është i mjaftueshëm për të vijuar punët e e nisura si dhe ato të rejabr br Bozdo tha se janë 110 projekte gati dhe bashkë me të gjitha dosjet për projektet dhe për drejtoritë do ti dorëzohen Veliajt.br br Teksa i ka uruar suksese në punën e tij në drejtimin e bashkisë më të madhe në vend, Bozdo tha se që në momentin e parë kur është shpallur fitues kanë komunikuar me të gjithë stafin e Veliajtbr br ?Është kryebashkiak i të gjithë qytetarëve?, - tha Bozdobr br Ndërkohë, sipas informacioneve, ditën e djeshme është lyer gjithë pjesa e brendshme e Bashkisë së Tiranës, duke u bërë kështu gati për stafin e ri që do drejtojë nga aty për 4 vite.


User: Report TV

Views: 0

Uploaded: 2015-08-22

Duration: 01:10

Your Page Title