A1 Report - Kapet "kapoja" i grupit të hajdutëve të vilave rezidenciale në Farkë

A1 Report - Kapet "kapoja" i grupit të hajdutëve të vilave rezidenciale në Farkë

TIRANE - Policia e Tiranës ka arrestuar kreun e një grupi hajdutësh që vidhnin banesat në kryeqytet. Rrahman Domi banues në Farkë, është kapoja i këtij grupi ndërkohë që policia ka shpallur në kërkim dhe dy pjesëtarë të tjerë emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur. Dyshimet e oficerëve të krimeve janë se, grupi përbëhet nga pesë persona në total.br br Veprimtaria e këtij grupi kryhej kryesisht në zonën e Farkës dhe në rezidencat e saj. Burimet shprehen se pronarët e këtyre vilave janë njerëz të njohur të politikës, artit dhe biznesit. Kryesisht ky grup vidhte merrte para në kasaforta dhe bizhuteri të ndryshme me vlerë.br br Në banesën e të arrestuarit Domi, policia tha se kishte bllokuar në cilësinë e provave materiale sende nga banesat e vjedhura. br br Hetimet nisën pasi policia mori disa denoncime të njëpasnjëshme nga pronarët.


User: Report TV

Views: 2

Uploaded: 2015-08-22

Duration: 01:04

Your Page Title