A1 Report - Prokuroria 'zbarkon' në Bashki hetim lejeve të dhëna nga Basha

A1 Report - Prokuroria 'zbarkon' në Bashki hetim lejeve të dhëna nga Basha

TIRANE - Të gjitha lejet e dhëna nga bashkia e Tiranës gjatë periudhës 2014 -2015 do të kalojnë në sitën e Prokurorisë së Tiranës. Në një dokument që mban datën 31 korrik, 1 javë pasi ish-kryetari Basha kishte lënë zyrën, organ i akuzës kërkon dokumentet e lejeve të dhëna për të hetim. Organi i akuzës argumenton se ky hetim fillon pas kallëzimit penal të Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit, ku janë evidentuar një sërë shkeljesh në dhënien e lejeve të ndërtimit. br br Në kallëzimin e bërë nga Agjencia e Planifikimit të Territorit, thuhet se gjatë periudhës mes qershorit 2013 deri në gusht 2014, janë evidentuar shumë shkelje nga Bashkia Tiranë në dhënien e lejeve të ndërtimit. br br br Kallëzimi rendit 6 shkelje:br 1-Mosrespektim i procedurave për miratimin e Planit të Detajuar Vendor, në 129 raste.br 2-Mosbotim në regjistrin e Planifikimit të Territorit të akteve të nevojshme për miratimin e Planeve të Detajuara Vendore. br 3-Mosrespektim i kërkesave ligjore për dhënien e lejeve zhvillimore.br 4-Mosrespektim i ligjit nga Këshilli Teknik i Bashkisë Tiranë në dhënien e opinionit teknik me miratimin e PDV-ve dhe lejeve të ndërtimit.br 5-Mosushtrim i kontrollit të territorit në fushën e ndërtimit dhe urbanistikës.br 6- Mosrespektim i ligjeve dhe planit të Përgjithshëm Vendor nga projektuesit përgjegjës për hartimin dhe projektit arkitektonik të planeve të detajuara vendore. br br Bashkia e Tiranës e kontaktuar nga A1 Report, sqaron se do të bashkëpunojë me prokurorinë duke i vënë ne dispozicion gjithë materialet e kërkuara. Por përveç këtij hetimi nga prokuroria edhe vetë kryetari i Bashkisë Erion Veliaj, ka premtuar auditim të hollësishëm për të gjitha fondet dhe projektet e Bashkisë 4 vitet e fundit, duke i kushtuar vëmendje edhe fondeve të zhdukura që ishin destinuar për klubin sportiv Tirana.


User: Report TV

Views: 0

Uploaded: 2015-08-22

Duration: 01:51