A1 Report - Veliaj thirrje 31 biznesmenëve:Bëni bamirësi duke adoptuar një çerdhe

A1 Report - Veliaj thirrje 31 biznesmenëve:Bëni bamirësi duke adoptuar një çerdhe

TIRANË - Një thirrje publike për individët, fondacione apo biznesemenë për tu ofruar vullnetarisht për të adoptuar 1 nga 31 çerdhet e Tiranës, ka bërë Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj gjatë inspektimit në çerdhen 54 në kryeqytet. br br br Veliaj tha se borxhi me rreth 28 milion Euro që ka gjetur në Bashkinë e Tiranë është i papërballueshëm, ndaj bashkia e ka të pamundur të rikuperojë në një kohë të shkurtër 31 çerdhet.br br ?Çerdhja që jemi sot këtu ka degraduar. Borxhi që kemi në bashki është i përmasave të papërballueshme. Ai është 28 milion euro.br Çerdhja duhet të funksionojë me kapacitet të plotë. Ne e kemi të pamundur që tani të rikuperojmë të gjitha çerdhet, por nuk jemi këtu për të përcaktuar apo dhënë fajin.br Ndaj dua tju bëj thirrje 31 kompanive, individëve apo fondacioneve që do e çmonim jashtë mase nëse ata do të vinin pranë bashkisë dhe do të merrnin për të rikonstruktuar një çerdhe.


User: Report TV

Views: 0

Uploaded: 2015-08-22

Duration: 01:30

Your Page Title