Korçë, Të sëmurët mendorë pas kurimit, rehabilitim në shtëpitë speciale-Ora News-

By : Ora News Lajme

Published On: 2015-08-31

2 Views

01:10

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Të sëmurët me probleme të shëndetit mendor përpara se të kthehen në shtëpi, pas kurimit në spital, do të rehabilitohen në të ashtuquajturat shtëpitë e mbështetura. Projekti i minstrisë së Shëndetësisë pritet të përfundojë brenda prillit 2016 dhe Korça është një nga qarqet ku do të aplikohet.
Mjeku psikiatër Roland Lalaj , drejtues i qendrës komunitare të shëndetit mendor Korçë : ?Si pikë e mbështetur janë institucione që janë rezidente që janë për persona që kanë qënë në spital prej vitesh dhe ndoshta është një fazë paraprake para se ata të fillojnë aktivitetin në komunitet ,të qëndrojnë për një periudhë 6 muaj apo 1 vit sa të fillojnë të marrin shprehjet më elementare të funksionimit të qendrojnë në shtëpitë e mbështetura.?
Këtë verë, temperaturat e larta kanë ndikuar në shtimin e rasteve të personave me probleme mendore, por edhe të atyre me sjellje agresive. Pavarësisht rrezikshmërisë që paraqesin, mjekët psikiatër këshillojnë që të sëmurët të mos braktisen nga familjarët.
Roland Lalaj :? Mund ta gjejnë veten më mirë dhe shërbimin më cilësor afër komunitetit të tyre, më pak kosto për shtetin,më afër familjes.?
Korça është një nga qarqet me numrin më të lartë të personave me probleme të shëndetit mendor, me gjithsej 2100 të kartelizuar.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/te-semuret-mendore-pas-kurimit-rehabilitim-ne-shtepite-speciale/

Trending Videos - 25 May, 2024

RELATED VIDEOS

Recent Search - May 25, 2024