PD: Qeveria fsheh të dhënat e korrikut, mbulon korrupsionin në financa me propagandë

PD: Qeveria fsheh të dhënat e korrikut, mbulon korrupsionin në financa me propagandë

Subscribe në Ora News këtu br Partia Demokratike reagoi pas raportit të INSTAT, duke akuzuar qeverinë për fshehje të dhënash zyrtare për financat e muajit korrik, që sipas saj zyrtarisht duhet të ishin publikuar me 20 gusht.br Këshilltari i grupit parlamentar të PD-së, Dorian Teliti, në një konferencë për mediat e cilësoi një muaj dramatik korrikun sa i përket mbledhjes së të ardhurave, por nga ana tjetër parajsë për kontrabandistët dhe klientelën e qeverisë.br ?Informacionet paraprake tregojnë se muaji korrik është sërish një gërshetim i dështimit me korrupsion dhe të ardhurat nga doganat dhe tatimet janë shumë më poshtë se sa plani.Mungesa e transparencës në këtë drejtim, është thjesht thellim i abuzimit dhe mbulim i hajdutërisë masive në tatime e dogana.br Kërkojnë ta fshehin këtë gropë financiare që u kushton qytetarëve, me aksione propagandistike, por në fund janë shifrat që vlejnë dhe jo llafet.Muaji korrik është sërish dramatik në mbledhjen e të ardhurave, ku mungojnë para në buxhet për rrugë e shkolla, për çerdhe e kopshte, për rritje pagash e pensionesh.br Por ky muaj është nga ana tjetër një parajsë për kontrabandistët dhe klientelën e qeverisë, që shmangin detyrimet, ndajnë paratë me zyrtarët duke shtuar pasurinë dhe luksin?.br Duke dënuar mungesën e transparencës, Teliti tha se Partia Demokratike ka një plan për shpëtimin e vendit që konsiston në uljen e taksave, barazinë para ligjit, luftën ndaj korrupsionit dhe transparencën e plotë të financave të vendit.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2015-08-31

Duration: 01:12

Your Page Title