Lezhë, Ottavio Vitale: Torovica e braktisur, bashkia të kthejë vëmendjen tek kjo zonë

Lezhë, Ottavio Vitale: Torovica e braktisur, bashkia të kthejë vëmendjen tek kjo zonë

Subscribe në Ora News këtu br Arqipeshkevi i dioqezes së Lezhës Otavio Vitale i ka kërkuar kreu të Bashkisë Fran Frrokaj që të kthejë vëmendjen në një nga zonat më të varfëra të këtij rrethi siç është Torovica. I pranishëm në një ceremoni të organizuar për 20-vjetorin e themelimit të kishës së këtij fshati Vitale është shprehur se komuniteti i kësaj zone është lënë në harresë të plotë prej vitesh, ndërsa ka shprehur gjithë mbështetjen e kishës katolike në këtë rajon.br Ottavio VITALE Arqipeshkev i Dioqezes se Lezhes: Torovici ka qenë gjithmonë një zonë më e braktisur dhe tani është më shumë e braktisur. Nëse motrat janë këtu akoma dhe sot është sepse nuk duan të sjellin shembullin e qeverisë, për të braktisur popullin. Ne nuk e braktisim popullin.br Në besimin në zot do të bashkpunojmë ngushtë në shërbim të njeri tjetrit dhe përmirsimin e jetës së komunitetit lezhjanë. Kjo ka qenë pergjigja e kryebashkiakut të Lezhës Frrokaj për banoret e fshatit Torovice, duke i siguruar se do të jetë pranë tyre.


User: Ora News Lajme

Views: 2

Uploaded: 2015-08-31

Duration: 01:05