Defiçit i skemës 20.8 miliardë lekë, KLSH kallëzim penal për 3 zyrtarë të ISSH

Defiçit i skemës 20.8 miliardë lekë, KLSH kallëzim penal për 3 zyrtarë të ISSH

Subscribe në Ora News këtu br Një audit i Kontrollit të Lartë të Shtetit ka evidentuar se në Institutin e Sigurimeve Shoqërore ka një defiçit të skemës me 20.8 miliard lekë. Arsyeja sipas KLSH-së janë numri i ulët i defiçitit dhe shpenzimet e ISSH-së përtej të ardhurave. Për këto arsye KLSH ka kallëzuar penalisht 3 zyrtarë të ISSH-së.br Një raport i fundit i Kontrollit të Lartë të Shtetit tregon se defiçiti i skemës së sigurimeve shoqërore në 2014 është në nivele të larta, 20.8 miliard lekë.br Ky defiçit sipas KLSH-së është për shkak të raporti të zhdrejtë kontribues-përfitues dhe se skema e pensioneve ka shpenzimeve më të larta se të ardhurat e parashikura.br Sipas KLSH-së, nga auditimi ka rezultuar se si faktor kryesor i influencues në thellimin e borxhit të degës së Pensioneve vazhdon të jetë shmangia nga pagesat e kontributeve.br Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kallëzuar penalisht përgjegjësinë e sektorit të prokurimeve dhe dy specialistë. Anëtarë të Njësisë së Prokurimit, për ?Shpërdorim detyre?.br Nga auditimi evidentuam një sërë parregullsish dhe shkeljesh, të shoqëruara me efekte negative në buxhetin e shtetit në vlerën 36.9 milionë lekë.br Gjithashtu në këtë institucion janë konstatuar mangësi në proçedurat e punësimit dhe të të larguarve nga puna ku sipas KLSH ka patur rishtaz të punësuar pa asnjë proçedurë konkurimi.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2015-09-03

Duration: 00:56

Your Page Title