Ekopolitike – “Buxheti dhe të paligjshmit”

Ekopolitike – “Buxheti dhe të paligjshmit”

Subscribe në Ora News këtu br Përballja e parë publike mes biznesit dhe Ministrisë së Financave për aksionin kundër informalitetit ka shkaktuar debate ne emisionin Ekopolitikë të gazetares Aurora Sulçe në çelje të sezonit të ri. Përfaqësuesit e sipërmarjes kanë akuzuar qeverinë se rritja e taksave ka shtuar evazionin dhe informalitetit dhe kanë kërkuar uljen e tyre.br br Gjergj Buxhuku, administrator i Konfindustrisë: Politika e tanishme të shprehura në dy paketa fiskale të njëpasnjëshme të 2014 dhe 2015 e kanë nxitur evazionin fiskal.br Irena Beqiraj, zv.ministre e Financave: Kemi dëgjuar, kemi pasur taksat më të ulta, informalitetin e kemi pasur prap shumë të lartë. Politika fiskale në fund të ditës nuk është një drekë free.br Nikolin Jaka, kryetar i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë: Në tre prononcime të kryeministrit i cili është shprehur që lufta kundër informalitetit do ketë ndikim edhe në uljen e taksave. Urojmë që ulja e taksave të jetë e shpejtë.br Ndërsa për ish ministrin e Financave Arben Malaj, qeveria duhet të nxirrte përgjegjësit e rritjes së evazionit dhe informalitetit.br Arben malaj, ish ministër i Financave: Unë mbështes plotësisht çdo rritje të përgjegjësisë, por konkrete të atyre që ushqejnë këtë informalitet, thonë ti mos e merr licencën me merr mua në tel me jep pagesën mujore. Këta duhet të dalën të parët, mos u merrni me biznesin.br Zv.ministrja e Financave ka deklaruar se aksioni nuk do të jetë arbitrar dhe se do të ketë tolerime për bizneset që i janë drejtuar QKR-së për t?u regjistruar dhe për t?u pajisur me kasë fiskale.br Irena Beqiraj, zv.ministre e Financave: Do ketë besoj shtyrje të afatit, ne nuk kemi vendosur. Kjo nuk është që ne do dalim në rrugë tani dhe kë zumë zumë. Nuk është kjo ideja. ideja e parë është që të ndërgjegjësohemi .br Zv.ministrja e Financave ka bërë të ditur gjithashtu, se do të zbatohet ligji që parashikon penalitete ndaj biznesit që shkel ligjin, ku mospagesa e taksave konsidreohet vepër penale dhe mosmarrja e kuponit tatimor nga konsumatori ndëshkohet me gjobë.


User: Ora News Emisione

Views: 0

Uploaded: 2015-09-04

Duration: 01:45:00